Showbiz

“Ajo ka harruar që kam vdekur për së gjalli”, për cilën po flet Flor Mumajesi?

Shkruar nga Liberale

“Ajo ka harruar që kam vdekur për së gjalli”,

Flori Mumajesi ka kohë që është shkëputur nga jeta publike. Janë shumë të rralla rastet kur kantautori shfaqet, madje duhet thënë se janë me ‘pikatore’.

Pavarësisht lajmeve se ai është në një lidhje me Liberta Spahiun, thashethemet thonë se kantautori i është rikthyer dashurisë së tij të madhe në jetë, pasi kjo e fundit nuk i ka punët mirë me bashkëshortin dhe thuhet se de-facto jetojnë të ndarë.

Por një dalje e fundit e tij, e cila u fshi shumë shpejt, tregon Florin shumë të mërzitur prej një vajze, apo gruaje. Ai nuk përmendi emër, por duket tejet i dashuruar me të dhe me atë rast përmend edhe gjithë vështirësitë dhe vuajtjet që ka kaluar gjatë kësaj periudhe ‘heshtjeje’:

“Më duhet ta citoj: më tha ‘viktimë’. Të paktën në sytë e saj, ose ajo u influencua nga komentet që ka lexuar, edhe pse më njeh. Mesa duket ka harruar që katër vitet e fundit, unë kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu..i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu nuk jam i viktimizuar?! Ka harruar që unë kam vdekur për së gjalli. Mua më është drejtuar vdekja në një formë, ose në një tjetër…për sa kohë jam këtu! Ka harruar që po të viktimizohesha, do kisha dalë e mbase do ishte më mirë.”, përfundon video e shkurtër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH