Showbiz

U gjet i PAJETË në banesë, zbardhen detaje të reja nga VDEKJA e vëllait të Unikkatilit

Shkruar nga Liberale

U gjet i PAJETË në banesë, zbardhen detaje të reja nga

Policia ka zbardhur më shumë detaje lidhur me rastin e vdekjes së Mentor Palokajt, vëllait të Unikkatilit, i cili u gjet pa shenja jete mbrëmjen e kaluar.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Kjo ka çuar në nisjen e hetimeve për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

“Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH