Pas diskutimeve e bisedave të ndryshme të ndodhur gjatë pjesës së fundit të “Big Brother VIP Radio” live nga shtëpia më e ndjekur, sigurisht nuk mund të mungonte një pyetje shumë pikante drejtuar Shkëlzenit nga G-Bani.
Edhe pse kanë patur disa përplasje me njëri-tjetrin ata kanë pohuar se në rrethana të tjera do të kishin reaguar ndryshe, mbase dhe me injorim këto situata apo personin përballë. G-Bani ka dashur të dijë nga Xeni se cilët ishin banorët që ai ka më shumë përzemër, përveç Eglit dhe cilët ka më shumë inat apo një ndjenjë urrejtjeje.
Përgjigja e Xenit ka qenë tepër e qartë dhe pse e nisur me një parantezë:
"Në momentin që kam hyrë nga ajo derë, kam parë një pirg të madh fytyrash dhe dinjitetesh, unë e kam marr me vete, prandaj jam lëndu nga ty pasi e ke kaluar limitin… Të tregoj kush jam unë e jo të marr ofendime, kam 30 vjet që ndërtoj fytyrën time… Ai që urrej më shumë je ti në këtë shtëpi, kam patur një situatë goxha të rëndë para disa muajsh që kam rrezikuar dhe jetën dhe prandaj kam përmendur dhe babin tënd që mos me u ngut…"
Nga ana tjetër ai ka shprehur gjithashtu se cilin banor e ka më shumë përzemër, duke shtuar nota humori:
Kelly, njeri solar, me shumë ngjyra, unë e kam fituar “Big Brotherin” tim.