Showbiz

"Big Brother" ia hoqi, ja kush është avokati që do t’i japë Gjestit plot 50 mijë euro

Shkruar nga Liberale

"Big Brother" ia hoqi, ja kush është avokati që do

Njëri nga avokatët më të njohur në Kosovë dhe një biznesmen i suksesshëm, Ardi Shita ka dhënë një lajm të mirë për konkurrentin e Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi – Gjesti.

Shita ka njoftuar se kompania e tij, përmes projektit Evergreen Valleys, është zotuar që nëse Gjesti fiton BBVA, do t’i paguajë shumën prej 50 mijë eurosh, të cilën ai e humbi si pasojë e dënimit për kapërcimin e murit të shtëpisë.

Përveç kësaj, surpriza nuk përfundon këtu. Gjesti do të ketë mundësinë të zgjedhë një familje në nevojë, e cila do të përfitojë gjithashtu 50 mijë euro nga kompania.

Në një postim publik, kompania Eagle Capital, e cila qëndron pas projektit Evergreen Valleys, ka konfirmuar këtë angazhim:

-50,000 euro do të paguhen për Gjestin si mbulim i shumës së zbritur nga Top Channel.
-50,000 euro të tjera do të dhurohen për një kauzë bamirësie të zgjedhur nga vetë Gjesti.
Ky gjest ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe ndjekësit e BBVA, duke u vlerësuar si një akt solidariteti dhe mbështetje për artin dhe humanizmin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH