Piktura më lart është realizuar nga Sotir Capo, piktor i shquar shqiptar i cili humbi jetën më 3 Mars 2012.
"Portreti i Margarita Tutulanit" është një nga veprat e pakta, të vitit 1961 që është akoma i ekspozuar në hollin e Pallatit të Kulturës dhe kjo falë nismës personale të piktorit Agron Polovina që e restauroi në vitin 2001.
Sotir Capo lindi më 10 qershor në qyetin e Beratit në qershor të vitit 1934, ku edhe i mori mësimet e para për të vazhduar studimet në Tiranë pranë Institutit të Lartë të Arteve.
Punoi si skenograf dhe mësues vizatimi, në shkollat tetëvjeçare të Beratit.
Në vitin 1953 mbaroi Shkollën e Mesme Artistike "Jordan Misja". Nga viti 1953 deri në vitin 1960 punoi si piktor në gazetat "Rinia" dhe "Pionieri", si skenograf në Teatrin Popullor dhe më vonë në Pallatin e Kulturës në Berat.
Në vitin 1961 filloj studimet e larta ne Institutin e Lartet ë Arteve në Tiranë dhe i perfundoi në vitin 1965.
Pas studimeve ai punoi në Berat në Pallatin e Kulturës si skenograf si dhe mësues vizatimi në shkollat tetëvjecare të Beratit. Në vitet 80 punoi si mësues i pikturës në Shkollën Artistike “Ajet Xhindole” deri në vitin 1989 ku doli edhe në pension. Që prej vitit 1996 ai jetoi me familjen e tij në Filadelfia, Pennsylvania, SHBA.
Capo është shquar si njëri nga portretistët më të njohur të Shqipërisë. Ai ka punuar portrete të figurave të shquara kombëtare, po ashtu punimet e tij janë zhgjedhur për të qëndruar në hapësirat e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Pikturat e Capos janë vlerësuar nga shumë kritikë brenda dhe jashtë hapësirave shqiptare.
Në vitin 1979 Capo mori titullin e lartë “Artist i merituar”.