Showbiz

Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka bërë Xhenetës tani po ia bën Egli

Shkruar nga Liberale
Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka

Lela Seferi ka qenë e ftuar në emisionin Fan Club, ku ka folur për Gjestin, lojën e tij brenda dhe raportin me Egli Takon. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka shprehur besimin e saj në “karma” dhe ka theksuar se këngëtarit pejan po i ndodh e njëjta gjë që ndodhi me Xhenetën.

Lela ka deklaruar se ajo që Gjesti ia ka bërë Xhenetës, po ia bën tani Egli. “Gjithsesi, unë besoj jashtëzakonisht shumë në ‘karma’ dhe të njëjtën gjë që Gjesti ia ka bërë Xhenetës në Big Brother në Kosovë, po ia bën edhe Eglit. Kështu që, Gjesti është duke e përjetuar atë që ia ka bërë Xhenetës”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se Xheneta ka përjetuar një presion të vazhdueshëm nga ana e Gjestit gjatë kohës që ka qëndruar në Big Brother, dhe se Gjesti është një person shumë energjik, pa ndalur. “Atë që ia ka bërë Xhenetës, po ia bën tani Egli atij,” tha Lela.

Megjithatë, ajo theksoi se Gjesti po e bën një lojë të mirë dhe po pëlqehet shumë nga publiku jashtë, duke treguar se nuk mungon mbështetja për të. Po ashtu, Leonardo vazhdon të mbështesë Gjestin në këtë reality show.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH