Marrëveshja e koalicionit e firmosur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit duket se është arritur.
Burime nga Partia Demokratike bënë me dije për mediat se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë dakordësuar 4 mandate të sigurta në listën e PD.
Mësohet se Ilir Meta pritët të jetë kandidat për deputetë në Tiranë, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.
Këta te fundit pritët te renditen ne listat e mbyllura të PD.
Pjesë e paktit të arritur është dhe një vënd i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit.
Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish ministrit Edmond Haxhinasto.
Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.
Mësohet se ne listat e PD në 12 qarqe mund te ketë dhe kandidatët te tjerët të Partisë së Lirisë që mund të garojnë në listë të hapur në mënyrë që fitojnë sa me shumë vota preferenciale.