Burimet kanë siguruar mesazhin që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lënë në SPAK pasi firmosi prezencën e tij në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, kukullës së George Soros me në krye mercenarin Dumanin, është vegël e regjimit të tij narkodikaturës, është patericë e pushtetit të tij që merr fund me turp më 11 Maj 2025”, thuhet në mesazh.
Në një prononcim për mediat pasi doli nga SPAK, Berisha theksoi rëndësinë e betejës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme: “Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha betejave.”