
Në Athinë po mbahet një panair pune i organizuar nga qeveria shqiptare, me moton “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, ku 120 biznese kanë prezantuar oferta konkrete pune në sektorë të ndryshëm si bujqësia, ndërtimi, hoteleri-turizmi, teknologjia dhe inovacioni.
Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi panairin, kaloi më shumë se një orë duke biseduar me përfaqësuesit e bizneseve, të cilët theksuan nevojën urgjente për fuqi punëtore. Rama u shpreh se Shqipëria ka krijuar një treg pune konkurrues, duke ofruar mundësi pagash të larta në disa sektore.
“Me krenari mund të themi që në Shqipëri kemi një treg pune dhe kemi sektorë që janë konkurrues me Greqinë. Nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë dhe për shoferë të mjeteve më të rënda paga shkon 2000 e 2500 euro. Kanë kontratat gati për t’i marrë, për t’i nënshkruar. Greqinë këtu e keni, po provojeni njëherë dhe ndryshe, them unë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë shqoptare theksoi se Shqipëria ka një treg pune dhe sektorë që janë më konukrruese me të Greqisë.
“Të gjitha ata që thonë se ekonomia e Shqipërisë është keq, në fakt o flasin keq qëllimisht, ose nga mungesa e informacionit behën përhapës të këtyre fjalëve. Ekonomia është zgjeruar dhe mundësi për të bërë biznes janë rritur, nuk janë ulur. Shqipëria kishte një PBB më pak se 10 miliardë, sot e ka 25 miliardë euro, dy herë e gjysmë më shumë. Kur morën detyrën të ardhurat për frymë ishin rreth 4000 mijë euro, sot i ka rreth 10 mijë euro. Kur ne morën detyrën, askush nuk kishte kurajën të mendonte, që sot paga mesatare në sektorin publik do shkon te 930 euro.
Se sot paga mesatare për mësuesit do ishte 950 euro, dhe paga mesatare për mjekët do ishte ku e ku mbi 1000 euro. Ky panairi i parë do pasohet nga një panair i dytë në vjeshtë, do vijmë përsëri dhe do jemi këmbëngulës, sepse 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjtat vende pune këtu në Greqi. Të gjithë sot ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri janë 200 mijë lekë, 300 mijë lekë të vjetra, mund të shohin në fakt se në sektorin e turizmit ka rritje. Në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektorë, që janë konkurrues me të Greqisë, nuk ka paga minimale nën 1500 euro për sektorin e teknologjisë, nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë”, tha kryeministri.