Politikë

SPAK, kush është ish-kandidati i PD ndaj të cilit u lëshua urdhërarrest?Ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale

SPAK, kush është ish-kandidati i PD ndaj të cilit u lëshua

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit kanë ekzekutuar gjatë një operacioni të përbashkët 10 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO.

Mes masave të lëshuara nga Gjykata e Posaçme është dhe një mësa për kandidatin e PD-së për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023, Erdit Hazizaj.

Erdit Hazizaj është tjetër person i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale. Hazizaj ka qenë kandidat për kryetar Bashkie në Roskovec, nën siglën e PD.

Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022, por sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Kujtojmë se Erdit Hazizaj humbi në zgjedhjet e vitit 2023 në Roskovec përballë kandidates Majlinda Bufi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH