Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Masa e sigurisë për Berishën lidhet me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ai është pritur nga mbështetës të shumtë, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe në raste të tjera kur ai është paraqitur në këtë institucion.