
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE) ka publikuar rezultatet vetëm për 6 Qarqe në lidhje me rezultatin e Primareve, të cilat do të kenë një peshë të rëndësishme në zgjedhjen e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.
Më konkretisht, bëhet fjalë për rezultatin e Qarkut të Korçës, Kukësit, Beratit, Lezhës, Durrësit dhe Fierit.
Në Korçë më i votuari rezulton Bledjon Nallbati me 1219 vota, i ndjekur nga Edmond Spaho me 691 vota dhe më pas Ledina Alolli me 394 vota.
Ndërkohë, në Kukës më i votuari është Shkëlzen Ibra, i ndjekur nga Shkëlqim Shehu dhe më pas Isufi Çelaj, ndërsa në Berat më i votuari rezulton Zija Ismaili, i ndjekur nga Ledion Marra.
Në Lezhë më i votuari rezulton ish-gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa në Durrës Igli Cara dhe në FIer Eduart Sharka.
Ende nuk ka asnjë të dhënë për Tiranën, teksa KOKOE më herët konfirmoi se në këtë Qark ka patur problematika në dy qendra votimi, si dhe në një qendër votimi në Vlorë.
Demokratët pretendojnë se në procesin e Primareve kanë votuar në total 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.