Sociale

Radhë e gjatë automjetesh në pikën kufitare të Kapshticës

Shkruar nga Liberale
Radhë e gjatë automjetesh në pikën kufitare të

Një radhë e gjatë automjetesh është krijuar pasditen e sotme  në pikën kufitare të Kapshticës.

Dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë patur disa ditë pushim, për shkak të një feste që njihet në Greqi si “E hëna e pastër”

Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në atdhe, po i drejtohen sërish sot Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë që drejtuesit të presin rreth 1 orë që të kalojnë.

Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke më e ngadaltë me vetëm 3 sportele.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH