Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta nga e gjithë Shqipëria i janë nënshtruar testimit kombëtar VANAF, një proces vlerësimi kyç që mat arritjet e tyre në përfundim të arsimit fillor.
Testi u zhvillua njëkohësisht në të gjitha shkollat publike dhe jopublike të vendit, duke përfshirë tre lëndët themelore; Gjuhën shqipe, Matematikën dhe Diturinë e natyrës.
“Unë vij nga Egjipti por shqipëtarët më kanë ndihmuar të mësoj gjuhën shqipe.”
“Vërtet mësuesit na kanë ndihmuar shumë, kemi punuar shumë para testit. Nuk kishim ndonjë vështirësi.”
“Pak po se ishte hera e parë që futem në një test të rëndësishëm dhe isha pak e emocionuar. “
“Pak më i vështirë mu duk matematika, por i plotësova.”
“Kisha vetëm pak vështirësi te dituria. Jemi përgatitur, për diku dy muaj falë zyshës që na ka bërë teste na ka mësuar shumë. Na ka thënë mësoni këtë se do jetë në testin e VANAF.”
Megjithëse testi nuk ndikon në notat e tyre përfundimtare, nxënësit janë përgatitur me seriozitet, duke e parë atë si një mundësi për të matur njohuritë e fituara.
“Në bazë të pyetjeve qe u kam bërë fëmijëve sa dola më konstatuan që ishte mesatar, duke marrë testet e viteve dhe punuar me fëmijët shikoj që me të vërtetë testet sa vijnë e bëhen më praktike dhe fëmijët e gjejnë veten pa përjashtim.
Në përgjithësi në provimet që bëjmë zakonisht nxënësit hasin pak më shumë veshtirësi në dituri pasi është një lëndë që fëmija duhet të lexojë pak më shumë. Shumë pak janë nxënës janë ata qe lexojnë jashtë tekstit dhe këtu e ndjejmë atë mungesën dhe këtu mund të ketë pak luhatje në përfundim të rezultateve”, tha Mbarime Bakiaj, mësuese kujdestare, në shkollën “Kongresi i Manastirit”.
Rezultatet e testit që do të publikohen në javët në vijim, do të shërbejnë si një treguespër cilësinë e arsimit fillor në vend.