Sociale

Humbje e madhe për këngëtaren Barbana Dini, ndahet nga jeta babai i saj

Shkruar nga Liberale.al

Humbje e madhe për këngëtaren Barbana Dini, ndahet nga jeta babai

Një dhimbje e madhe ka prekur këtë mëngjes familjen Dini. Këngëtarja e njohur Barbana Dini ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj të dashur.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Barbana ka shprehur pikëllimin e thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme, duke e përshkruar të atin si heroin, mësuesin dhe mikun më të mirë të jetës së saj.

“Këtë mëngjes zgjohem zemërthyer, e shkatërruar shpirtërisht… Miq, sot humba një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën time, shokun tim më të mirë… Ahhhh BAB. Sa shumë gjëra mund të them për ty, ti ishe heroi im, mësuesi më i mirë i jetës, një shembull drejtësie dhe mirësie për këdo që të njohu. Fitove çdo betejë në jetën tënde, ti humbe vetëm betejën me dhimbjen… Sa krenare dhe me fat jam që pata gjakun tënd… Përqafoje fort Ergin! Të dua përtej jetës”, shkruan Barbana.
Kjo është një tjetër plagë e rëndë për familjen, e cila në vitin 2016 përjetoi një humbje tragjike kur vëllai i Barbanës, këngëtari i ri dhe shumë i dashur për publikun, Ergi Dini, humbi jetën në një aksident me motor në Tiranë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Dini në këtë moment të vështirë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH