Sociale

Turizmi dhe ndërtimi kërkesa të larta, punëtorët nga Bangladeshi një ‘zhgënjim i madh’

Shkruar nga Liberale

Turizmi dhe ndërtimi kërkesa të larta, punëtorët nga

Kërkesa për punonjës të huaj, si nga kompanitë, ashtu edhe nga individët, ka ardhur duke u rritur nga viti në vit.

Ata i drejtohen tashmë edhe agjencive ndërmjetësuese të punësimit. Sipas Suzana Agës, administratore e një prej këtyre agjencive, aktualisht kërkesa më e madhe për punëtorë të huaj vjen nga sektori i hoteleri-turizmit, por edhe ndërtimi nuk mbetet pas, ashtu si edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Paralelisht, kërkesa nga individët dhe kompanitë për punonjës vjen nga industritë që ka vendi dhe nga vendet e punës të hapura. Praktikisht, turizmi ka fluks më të madh, por kemi gjithashtu dhe ndërtimin. Edhe fabrikat rezultojnë me një numër shumë të madh punonjësish,” tha Aga për RTSH.

Prej vitesh në këtë treg të ndërmjetësimit të punëtorëve të huaj, Aga thotë se agjencia e tyre preferon të punojë me agjenci nga vende të ndryshme, duke shmangur bashkëpunimin me shtete qytetarët e të cilëve e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të ikur më pas drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Ne nuk preferojmë të bashkëpunojmë me shtete si Bangladeshi, Nepali, Pakistani, Etiopia – shtete të cilat janë të targetuara dhe dihet që e përdorin Shqipërinë si vend tranzit. Shtetet e sigurta, dhe kjo vërtetohet edhe me statistika, janë Filipinet, Mianmari, një pjesë e Afrikës. Senegali është një shembull i një shteti që preferohet shumë, kryesisht në ndërtim.”, tha Aga.

Në lidhje me procedurat për këta shtetas, aplikimi bëhet online me “e-visa” dhe ata, brenda një muaji, pajisen me vizë qëndrimi.

“Mendoj që shteti shqiptar po bën disa nisma të mira për sa i përket emigracionit. Kanë ndryshuar edhe kushtet për agjencitë. Pra, tregu ka filluar të normalizohet dhe të jetë më i kontrollueshëm.”, theksoi ajo.

Edhe pse ka dokumentacion dhe procedura të shumta, përsëri vendi ynë, bashkë me Kroacinë, vlerësohen si vende me procedura më të thjeshtuara krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH