Në 18 qytete në Itali, alarmi do të jetë “i kuq” nesër për shkak të valës së të nxehtit, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë.
Në Romë dhe Firence termometri pritet të arrijë 38 gradë, ndërsa në Napoli dhe Milano do të jetë 37.
Në ishullin e Sardenjës dhe në zonën më të gjerë të Barit , temperatura, sipas parashikimeve, do të kalojë 40 gradë.
Siç theksojnë autoritetet italiane, nxehtësia dhe lagështia mund të shkaktojnë probleme serioze, jo vetëm për të moshuarit dhe qytetarët që i përkasin kategorive të cenueshme, por edhe për njerëzit që nuk përballen me probleme kronike shëndetësore.
Ministria italiane e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin udhëtimet nga ora 11:00 deri në 18:00, si dhe sportet në hapësira të hapura. Në të njëjtën kohë, për sa i përket të ushqyerit, këshilla është të theksohet peshku, makaronat, perimet dhe frutat.