Sociale

E TRISHTË! Ndahet para kohe nga jeta mjekja e QSUT-së, Dr. Nertila Kodra

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË! Ndahet para kohe nga jeta mjekja e QSUT-së, Dr. Nertila

Është ndarë para kohe nga jeta mjekja anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora. Lajmi i trishtë u bë publik nga Qendra Spitalore Universitare Tiranës. Dr. Nertila Kodra prej 27 vitesh punoi me përkushtim pranë QSUT-së.

Nertila ishte mjeke Anesteziste Reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT

"Pas një beteje të gjatë e të vështirë me një sëmundje të rëndë, Nertila u largua nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin tonë profesional.

Ajo e përballoi çdo sfidë me kurajo, dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme – një shembull frymëzimi për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë pranë saj.

Nertila ishte një profesioniste e përkushtuar, një njeri i dashur dhe një shtyllë në radhët e anestezistëve reanimatorë në vendin tonë" shkroi në mesazhin e ngushëllimit shoqata e anestezistëve.

E TRISHTË! Ndahet para kohe nga jeta mjekja e QSUT-së, Dr. Nertila

Postimi i QSUT:

QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora.

Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët.

Në këtë moment të vështirë, stafi i QSUT-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.
Pusho në paqe, Nertila. Do të të kujtojmë me respekt e mirënjohje të përjetshme.

E TRISHTË! Ndahet para kohe nga jeta mjekja e QSUT-së, Dr. Nertila

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH