Një lajm i trishtë vjen nga Italia! Është ndarë nga jeta Dashamir Dini, ish- drejtor, ish- kryeredaktor dhe ish-gazetar i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra përgjatë 22 viteve.
Ai ndërroi jetë nga hemoragjia celebrale akute në Bergamo të Italisë, ku po mjekohej nga një sëmundje e rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit.
Për 7 vite, Dini ishte drejtor i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra në harkun kohor 2000- 2003 dhe 2017- 2021. Ai do të mbahet mend për profesionalizmin dhe korrektësinë në detyrë.
Një pasion i veçantë i tij, ishte letërsia, veçanërisht poezia, të cilën ai e bashkëndante shpesh here edhe në rrjetet sociale.
Stafi i RTSH Shkodra, i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohurve për këtë humbje të madhe dhe shumë para kohe.