Sociale

Zbulimet e fundit/ Lini 8.500 vjeçar, konfirmohet qytetërimi më i vjetër në Evropë

Shkruar nga Liberale

Zbulimet e fundit/ Lini 8.500 vjeçar, konfirmohet qytetërimi më

Në zonën e Linit vijojnë kërkimet për të zbuluar fakte të reja rreth vendbanimit më të vjetër në Evropë ku edhe nisën qytetërimet e para.

Në një sesion të mbajtur të premten, arkeologët konfirmuan se lista e provave që tregojnë se kemi të bëjmë me vendbanimin më të lashtë të kontinentit është zgjeruar me zbulime të reja.

Në përfundim të fazës së parë të gërmimeve, profesor Adrian Anastasi konfirmoi këto gjetje të reja, përfshirë një gardh rrethues dhe elementë të tjerë.

Për arkeologun e njohur shqiptar, Ilir Gjipali, rëndësia e këtyre zbulimeve është shumë e madhe, pasi ato rikonfirmojnë se ky vendbanim është më i lashti në Evropë.

Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është mbi 8,500 vjeçar, i zbuluar para dy vjetësh, dhe gjatë kësaj periudhe arkeologë të ndryshëm po punojnë për të gjetur fakte të reja.

Studimet kanë treguar se në Lin janë zbuluar për herë të parë hapjet e llogoreve tokësore, shumë shtylla druri të shtëpive, shtresa qeramike të dekoruara me impreso, një nga format më të hershme të poçarisë, si dhe grumbuj të mëdhenj pishash, të cilat mendohet se janë mbetje të një ose disa shtëpive.

Zbulimet e fundit/ Lini 8.500 vjeçar, konfirmohet qytetërimi më

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH