Globi

TRAGJEDI në Gaza/ Sulmet izraelite godasin shtëpinë e mjekes, humbin jetën 9 nga 10 fëmijët e saj

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në Gaza/ Sulmet izraelite godasin shtëpinë e mjekes,

Sipas BBC, sulmet ajrore izraelite goditën shtëpinë e pediatres në Alaa al-Najjar, duke vrarë nëntë nga 10 fëmijët e saj.

Siç raportohet nga BBC, bastisjet izraelite në orët e fundit kanë goditur shtëpinë e një mjekeje pediatre, Dr. Alaa al-Najjar, duke vrarë 9 nga 10 fëmijët e saj. Lajmi është bërë i ditur nga spitali ku punonte gruaja në qytetin Khan Younis, klinika Al Tahrir e kompleksit mjekësor Nasser.

TRAGJEDI në Gaza/ Sulmet izraelite godasin shtëpinë e mjekes,

Spitali tha se një nga fëmijët e doktoreshës, një djalë 11-vjeçar dhe bashkëshorti i saj u plagosën, por mbijetuan. Graeme Groom, një kirurg britanik që punon në spital, konfirmoi se e kishte operuar të miturin, duke shtuar se burri i pediatres “është gjithashtu mjek dhe nuk kishte lidhje politike apo ushtarake”. Një video e shpërndarë nga kreu i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi dhe e verifikuar nga transmetuesi britanik tregonte trupa të vegjël dhe të djegur duke u nxjerrë nga rrënojat pas sulmit ndaj Khan Younis të premten.

BBC ka kontaktuar gjithashtu ushtrinë izraelite për koment. Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kishin goditur më shumë se 100 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës tha se të paktën 74 persona ishin vrarë në të njëjtën periudhë. Dr. Muneer Alboursh, drejtor i Ministrisë së Shëndetësisë, shkroi në një postim në X se shtëpia e familjes al-Najjar u godit disa minuta pasi bashkëshorti i mjekut, Hamdi Al Najjar, u kthye në shtëpi pasi kishte çuar gruan e tij në punë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH