Sociale

MESAZHI prekës i bashkëshortes së Artan Lames. Ja kur mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i ish-zyrtarit të lartë të PS-së!

Shkruar nga Liberale

 

MESAZHI prekës i bashkëshortes së Artan Lames. Ja kur

Zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi për disa orë në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu.

Lajmin e trishtë e konfirmuan pas të ëmës, Diana, edhe bashkëshortja  e tij, Mirela.

MESAZHI prekës i bashkëshortes së Artan Lames. Ja kur

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Ndërkohë mamaja e tij Diana Lame tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shoi atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

MESAZHI prekës i bashkëshortes së Artan Lames. Ja kur

Mësohet se trupi i pajetë i tij pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkëmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.

Një prej figurave më të njohura publike shqiptare, Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore.

MESAZHI prekës i bashkëshortes së Artan Lames. Ja kur

Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Artan Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH