Fundjava është koha ideale për të marrë një pushim të mirë dhe për të kompensuar gjumin e humbur gjatë javës së punës. Por ekspertët paralajmërojnë se nuk mjafton të flini vetëm më shumë — ekziston një sasi optimale gjumi që ndihmon në rikuperimin e trupit dhe mendjes.
Sipas BBC-së, përfundja ideale është të flini midis shtatë dhe nëntë orësh gjatë natës, edhe në fundjavë. Nëse gjatë javës keni fjetur më pak, mund të lejoni pak më shumë orë gjumi në ditët e pushimit, por me kujdes për të mos e tepruar.
Gjumi është thelbësor për funksionimin e organizmit: gjatë tij riparohen muskujt, rigjenerohen organet dhe përmirësohet funksioni i trurit. Mungesa kronike e gjumit mund të çojë në probleme serioze shëndetësore si obeziteti, diabeti apo sëmundjet e zemrës.
Nga ana tjetër, gjumi shumë i gjatë, mbi nëntë orë mund të sinjalizojë probleme të fshehura të shëndetit ose çrregullime të gjumit, ndaj në këto raste rekomandohet të konsultoheni me një specialist.
Çelësi për një gjumë të mirë është një rutinë e qëndrueshme dhe të flini sa duhet, pra nga shtatë deri në nëntë orë në natë. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të freskët dhe të energjizuar, duke shfrytëzuar maksimalisht ditët e pushimit.