Sociale

Vdekja e 54-vjeçares në klinikën e tij, reagon sërish mjeku Ilir Shani: U zgjua në mesnatë, për 3-4 minuta ndërroi jetë

Shkruar nga Liberale

Vdekja e 54-vjeçares në klinikën e tij, reagon sërish

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në Durrës, ka reaguar sërish pas ngjarjes.

Sipas Shanit, pacientja iu nënshtrua operacionit pasi ishte rekomanduar nga mjekët në Milano, Itali, ku ajo kishte zhvilluar vizita. Ai shprehet se operacioni shkoi mirë, por ditën e dytë, gjatë natës, 54-vjeçarja u zgjua dhe nuk arrinte të fliste. Pas kësaj, për rreth 3-4 minuta sipas mjekut, ajo ndërroi jetë.

Pacientja është ekzaminuar, ka bërë koronarografi në Milano dhe ishte rekomanduar rënia në peshë, ngushtimi i stomakut është operacioni më i përhapur në Europë dhe Amerikë, por si çdo operacion nuk është i përjashtuar nga komplikacionet, shkon deri në 2, ka edhe raste në 7%. Pacientja u operua, operacioni shkoi normalisht, doli në pavion, komunikonte, lëvizte, nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, zgjohet në mes të natës së ditës së dytë, nuk arrin të flasë dhe për tre, katër minuta ndërroi jetë, me të gjitha manovrat.

Sipas raportit paraprak të dhënat tregojnë një infarkt masiv miokardi. Ndihma është dhënë menjëherë, çdo gjë ka ndodh për 4-5-6 minuta, gjendja ishte e pakthyeshme, aludime akuza bëhen, por le ta vërtetojnë organet kompetente. 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH