Sociale

"Në fundjavë kemi ulje"/ Si do jenë temperaturat? Meteorologu: Nga sot deri të enjten do jetë nxehtë…

Shkruar nga Liberale

"Në fundjavë kemi ulje"/ Si do jenë temperaturat?

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, duke arritur sot deri në 39°C në zonat urbane dhe bregdetare.

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, tha se vala e të nxehtit do të vijojë deri të mërkurën dhe të enjten.

Në fundjavë pritet një rënie e lehtë e temperaturave me 1-2 gradë Celsius. Gjithashtu, mund të ketë rrebeshe të shkurtra në zona të izoluara.

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb: Dita e sotme (e hëna) regjistron temperatura të larta. Temperaturat në qytete si Tirana dhe në bregdet shkojnë nga 35 deri në 38 e 39 gradë celcius. Në zonat malore, kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të jetë afër 32 apo 33 gradë celcius. Jo vetëm dita e sotme, por edhe java do ketë temperatura të larta. Deri të mërkurën dhe të enjten do kemi temperatura të larta.

Duke nisur nga dita e premte deri në fundjavë, kemi rënie të lehtë të temperaturave. Vlerat do jenë të larta, por do kemi ulje temperaturash minus 1 apo 2 gradë celcius gjatë fundjavës pra. Do ketë edhe rrebeshe në zona të izoluara për disa minuta. Por në tërësi moti do jetë me temperatura të larta.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH