Sociale

Policia dhe TATIMET aksion te zyrat qendrore të “Bankers Petroleum”, arrestohet ish-drejtori dhe CEO

Shkruar nga Liberale

Policia dhe TATIMET aksion te zyrat qendrore të “Bankers

Një operacion mes Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, është zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao.

Dyshohet se shkak për arrestimet është bërë një borxh që “Bankers Petroleum” i ka shtetit shqiptar si dhe detyrime të pashlyera tatimore.

Në ambientet e kompanisë kanë qenë prezentë që prej mesditës një furgon i Policisë së Shtetit dhe një automjet me inspektorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH