Sociale

HISTORI SUKSESI/ Kozeta Miliku, shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada

Shkruar nga Liberale

HISTORI SUKSESI/ Kozeta Miliku, shqiptarja që vlerësohet si një

Kozeta Miliku është shqiptarja që është vlerësuar nga prestigjiozja The Globe and Mail si një nga 5 shkencëtaret më premtuese në Kanada.

Në intervistën dhënë për Euronews Albania, korçarja tregon vlerësimin e marrë në Kanada ndërsa shton se gjetjet e saj lidhur me ushqimet që priren të sjellin obezitet në fëmijët deri në 3 vjeç janë kthyer në temë diskutimi në gjithë vendin.

“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare. Fusha që unë studioj është origjina e sëmundjeve, kryesisht obeziteti dhe astma. Në këtë artikull janë cituar dy prej publikimeve të mia, një prej tyre ushqimet ultraprocesuara, që i gjen lehtë në supermarkete, ato kanë efekte negative në shëndet”, thotë ajo.

Jeta e Milikut ka qenë midis Korçës dhe Tiranës, ku kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Rezultatet e larta i siguruan asaj një bursë nga Komiteti Europian në Holandë. Suksesi do të vijonte, pasi në vitin e fundit do t’i ofrohej një vend pune në Kanada, pjesë e zyrave qendrore.

“E kam menduar rikthimin, me ka shkuar në mendje, jo për aspektin e vlerësimit por në Shqipëri i kemi të gjithë”, thotë Kozeta.

Kozata është nënë e një vajze tre vjeçe. Ky status në jetën e saj mund të jetë një arsye më shumë që vajza e saj të rritet pranë familjarëve. Megjithatë, Kanadaja ka arritur ta plotësojë atë, në çdo sektor.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH