Politikë

Rama nga Berlini: Vitin e kaluar kishim 374 mijë turistë gjermanë, Shqipëria nuk është më e panjohur

Shkruar nga Liberale

Rama nga Berlini: Vitin e kaluar kishim 374 mijë turistë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin pasi Shqipëria po çelë panairin e turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025.

Në fjalën e tij, Rama tha se vitin e kaluar kishim 374 mijë turistë gjermanë, duke e krahasuar me vitet e para, ku numëroheshin deri në120 mijë.

Kryeministri thekson se Shqipëria deri më tani është me rritjen më të shpejtë me destinacioni turistik në Europë.

Rama:  Pak vite më parë do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, të sjell pak diell sot nga Shqipëria sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi. Shqipëria deri më tani është me rritjen më të shpejtë me destinacioni turistik në Europë. Kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë deri tani. Edhe turistët gjermanë po vijnë. Shqipëria nuk është më e panjohur, Jemi të lumtur të shohim rritjen e shifrave të ardhjes së turistëve gjermanë, nga 120 mijë disa vite më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Jemi ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH