
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Panairin e Punës që po mbahet prej orës 9:00 në Athinë, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri Gonxhe si dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Shefi i qeverisë ka ftuar bashkëkombësit në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare pasi me këtë panair do thyhet stereotipi i pagave të ulëta.
Teksa ka vizituar çdo stendë, disa nga sipërmarrësit në fushën e turizmit dhe ndërtimit janë shprehur se njerëzit janë të interesuar, duket treguar sa rrogat variojnë nga 1 mijë euro dhe sipër.
'Kam marrë kërkesa për punësim’’, kështu u shpreh një sipërmarrës, ndërsa një tjetër tregoi se paga minimale në biznesin e tij është 500 euro.
"'70 euro dita e punës’’, kështu tha një tjeter biznesmen në fushën e teknologjisë.