Sport

Puthi fansen në Iran, Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik

Shkruar nga Liberale

Puthi fansen në Iran, Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik

Cristiano Ronaldo ka vendosur të mos udhëtojë me Al Nassr për në Iran për ndeshjen e AFC Champions League kundër Esteghlal.

Vendimi duket se lidhet me ngjarjen e vitit 2023 kur Al Nasser luajti në- Teheran me Persepolis. Mes turmës së tifozëve që rrethuan hotelin për një foto me Ronaldon ishte edhe artistja me aftësi ndryshe nga Irani, Fatemeh Hammami Nasrabadi, e cila është e njohur për pikturat e saj të realizuara me këmbë.
Ylli portugez pozoi me të dhe më pas e puthi në ballë, ndërkohë që sipas ligjeve iraniane, një gjest i tillë me një grua që nuk është bashkëshortja jote konsiderohet tradhti bashkëshortore, dhe si ndëshkim parashikohen 100 goditje me kamxhik.

Gjithsesi ndeshja u zhvillua asokohe me shumë garanci që nuk do të ndodhte një gjë e tillë, por këtë herë gjërat mund të jenë ndryshe dhe me shumë gjasë për të mos rrezikuar Ronaldo raportohet nuk ka udhëtuar me ekipin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH