Sport

Tjetër disfatë e Partizanit, në Elbasan!

Shkruar nga Liberale

Tjetër disfatë e Partizanit, në Elbasan!

Elbasani fitoi 2-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic zhbllokuan rezultatin në minutën e 37-të, kur Musta ekzekutoi saktë një penallti.

Për golin e dytë u desh të vinte minuta e 89-të, me Mustën që kompletoi dopietën dhe i dhuroi 3 pikë skuadrës.

Elbasani është në vendin e pestë me 34 pikë. Partizani vijon me rezultatet negative në kampionat, me të kuqtë që janë në vendin e katërt me 40 pikë.

Tjetër disfatë e Partizanit, në Elbasan!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH