Nejmar në intervistën e dhënë për podkastin e Podpah zbuloi se në 2013-ën përpara se të transferohej te Barcelona, Reali i kishte ofruar një çek bosh për të shkuar në Madrid.
“Oferta e Real Madridit ishte një çek bosh, ata më thanë se mund të kisha shifrën që doja… por doja Barçën me zemër. Në Real Madrid do të kisha fituar trefish. Florentino Perez më kishte qejf, por Ronaldinjo kishte luajtur te Barça dhe unë doja të luaja me Mesin”, tha ai.
Sulmuesi brazilian zbuloi edhe një prapaskenë me Leo Mesin: “Unë e ndihmova Mesin të ekzekutonte penallti! Ishim në stërvitje, ai më pyeti… “Si i shënon penalltitë kështu?”
Unë iu përgjigja: “A je i çmendur? Ti je Mesi, nëse mund ta bëj unë, mund ta bësh edhe ti”, tregoi braziliani.
33-vjeçari foli edhe për golin olimpik të shënuar pak ditë me përpara, duke thënë që ishte qëllimshëm dhe për t’ju mbyllur gojën tifozëve të Inter de Limeira.
“Mund të konfirmoj se goli olimpik ishte i qëllimshëm. Po mendoja me vete… “O njeri, nëse shënon këtë, tifozët e tyre do ta shohin!”. Unë shënova dhe më pas u ktheva nga ata si për t’u thënë: mirë, tani çfarë?”, përfundoi braziliani.