
Të shtënat me armë tronditën në 27 shkurt qytetin e Bielefeld në Gjermani.
Ngjarja ndodhi pranë gjykatës ku po mbahej ndërkohë gjyqi për vrasjen e ish boksierit shqiptar Besar Nimani.
Autori ishte i vëllai i Besarit, Berat Nimani.
Vetë vëllai i ish boksierit u dorëzua tek autoritetet vendase pak orë më pas.
Po kush është Besar Nimani?
Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani u vra në mars të 2024 në qytetin e Bielefeldit në Gjermani.
Nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, u mësua Nimani ishte qëlluar sapo kishte dalë nga një restorant.
Me herët ndaj tij kishte ndodhur dhe një atentat në vitin 2013.
Kurse vetëm një ditë më parë në 27 shkurt 2025, vëllai i tij qëlloi me armë para gjykatës ku po mbahej gjyqi për të vëllanë e tij.
Të plagosur mbetën 4 person, kurse policia Gjermani shpalli menjëherë në kërkim Berat Nimamin.
Detaje rreth atentatit të vitit 2013
Në ato kohë kur u bë atentat ndaj Besar Nimanit, u përfol se ky ishte një sulm mes bandash rivale në territorin e Bielefeld.
Ndërsa pas vrasjes së tij në 2024, Berat Nimani ka folur për vrasjen e të vëllait duke thënë se njëri prej autorëve të dyshuar ka pasur probleme me Besar Nimanin para 3 viteve.
Intervista për Insajderin
Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shkuar me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin”, tha Nimani.
Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka qitur jashtë lokalit”, shtoi ai.
Ndoshta ngjarja e vitit 2013 dhe ajo e 2024 nuk kanë një lidhje, por duket qartë që ka nisur tashmë një hakmarrje dhe vetëgjyqësi që nisi ta bëntw vetë i vëllai i Besar Nimanit, që tashmë është nën akuzë.
Karriera personale e Besar Nimanit
Në vitin 2011, Nimani u bë profesionist dhe zhvilloi luftën e tij të parë profesionale më 12 shkurt kundër Thomas Freitag. Nimani mundi ta fitonte luftën me nokaut pas vetëm 58 sekondash. Ai gjithashtu fitoi gjashtë ndeshjet e mëposhtme me nokaut. Më 15 tetor, ai u lejua të luftonte për Kampionatin Ndërkombëtar Gjerman kundër Hervé Mbongo-Starr.
Ai fitoi luftën në Velten Ofen-Stadt-Halle – dhe kështu titullin e tij të parë profesional – me pikë pas 10 raundesh. Më 18 nëntor 2012, Nimani u kualifikua në Kampionatin Evropian të IBF për peshën e mesme të lehtë pasi luftoi me sukses katër meçe në pak më pak se shtatë muaj. Ai mundi Sandor Micsko me nokaut në raundin e shtatë dhe fitoi titullin e tij të parë ndërkombëtar.
Nimani arriti suksesin e tij më të madh më 31 maj 2014 në Bielefeld kur gjunjëzoi Mike Miranda në raundin e parë dhe kështu u bë titullari i ri i IBF International. Nimani humbi më 11 prill 2015 kundër francezit Frank Horche Horta me nokaut teknik në raundin e 4-të. Kjo luftë u pasua me pushime më të gjata për shkak të lëndimeve.
Pas një pauze njëvjeçare, Nimani festoi rikthimin e tij në Mars 2019 me një fitore kundër Teemu Tuominen.
Ai luftoi meçin e tij të fundit më 14 dhjetor 2019 në Hamelin kundër Adnan Zilic.
Nimani kishte qenë disa herë në krye të mediave gjatë karrierës së tij në boks. Në dhjetor 2012, ai u dënua me gjobë për sulm.
Gjatë një konfrontimi të dhunshëm në qendër të qytetit Bielefeld vitin e ardhshëm, ai u godit nga dy të shtëna me armë. Në vitin 2016, ai u arrestua për dhunë në familje ndaj bashkëshortes, por u lirua pas një kohe të shkurtër.