
Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos është padyshim kryesfida e javës së 27-të në Superligën shqiptare.
Duel që si zakonisht, Tirana do ta luajë në “Elbasan Arena”. Përballje që sigurisht merr vëmendjen kryesorë të tifozëve, me skuadrat që do të duelojnë mes tyre për 3 pikët e kësaj jave. Blutë synojnë vazhdimësinë në kampionat për të blinduar edhe vendin e tyre në “Final-Four”.
Nga krahu tjetër bardheblutë tentojnë rikthimin te fitorja për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe për ekipin e Bledi Shkëmbit 3 pikët janë “jetike” dhe shumë të rëndësishme për mbijetesën.
Por pavarësisht situatës në të cilën ndodhen 2 ekipet, statistikat janë në favor të ekipit të Tiranës. Kjo pasi në 12 përballjet e fundit mes tyre, bardheblutë kanë triumfuar në 7 raste.
3 fitore ka marrë Dinamo, ndërsa 2 sfida kanë përfunduar në barazim mes tyre. Në dy sfidat e këtij sezoni, Dinamo ka shënuar 1 fitore e 1 barazim, me një bilanc prej 2 golash të realizuar dhe 1 të pësuar.