Sport

“Plas” në Francë, Lyon sulmon PSG, shkak bëhet Kvaratskhelia

Shkruar nga Liberale

“Plas” në Francë, Lyon sulmon PSG, shkak bëhet

Në Francë “shpërthen” një tjetër çështje, këtë herë është klubi i Lion që do t’i drejtohet Ligës Profesionale të Futbollit me një ankesë zyrtare ne lidhje me transferimin e Kvaratskhelia-s te PSG.

L’Equipe shkruan se presidenti i klubit francez pretendon se transferimi i gjeorgjianit është i paligjshëm. Gjithnjë sipas numrit 1 Lion, Kvara mund të regjistrohej vetëm në bazë të financimeve të brendshme dhe jo me ndihma nga jashtë, me para të fituara në klub.

Ai pretendon se ish sulmuesi i Napolit nuk duhej të zbriste në fushë në sfidën e fundit në Francë, që përkoi pikërisht kundër tyre. PSG fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Lion.

Nëse pretendimet e presidentit të Lion do të vërtetoheshin, PSG do të humbiste ndeshjen në tavolinë, por 3 pikët nuk do t’i shkonin Lion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH