Sport

ZYRTARE/ Ivan Balliu vendos për të ardhmen, firmos deri në vitin 2027

Shkruar nga Liberale

ZYRTARE/ Ivan Balliu vendos për të ardhmen, firmos deri në vitin

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, ka zgjidhur të gjitha dilemat teksa ka vendosur të zgjatë marrëveshjen me Rajo Vajekanon

Balliu ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me këtë klub, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2021. Por ai është kthyer në një prej liderëve në klubin madrilen dhe një emër i dashur për tifozët, ndonëse në sezonin aktual ka humbur vendin në formacionin titullar në klubin e La Liga.

Lojtarin 33-vjeçar po e ndiqnin disa klube të tjera spanjolle, të gatshme të përfitonin në verë për ta transferuar me parametër zero. Por Balliu ka zgjedhur të qëndrojë te Rajo Vajekano dhe palët kanë bërë të ditur sot se kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2027.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH