Sport

VIDEO/ Neymar realizon gol olimpik për Santos, vajza e tij rrëmben vëmendjen me REAGIMIN SPECIAL

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Neymar realizon gol olimpik për Santos, vajza e tij rrëmben

Sulmuesi brazilian, Neymar duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë teksa në 6 ndeshje për Santosin ka realizuar dy gola dhe tre asiste.

Mbrëmë kundër Inter de Limeira, ai realizoi një gol olimpik direkt nga goditja e këndit duke shtangur të gjithë tifozët në stadium.

Origjina e golit olimpik daton që nga viti 1924 kur CCesareo Onzari shënoi direkt nga rivënia këndore për Argjentinën ndaj Uruguait. Fillimisht, nuk ishte e sigurt nëse ky lloj goli është i lejuar, por më pas u konfirmua nga ligjvënësit e futbollit (IFAB) së në fakt, është një mënyrë e lejuar për të shënuar.

Një video është bërë virale në rrjet ku protagoniste është pikërisht vajza e Neymarit. Sapo Mavie shikon babain e saj nga televizori, menjëherë brohoret: Babi, babi!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH