Showbiz

Jozi MOHON lidhjen me Valbonën, ish-banorja: Mos më detyro të nxjerr VIDEON!

Shkruar nga Liberale

Jozi MOHON lidhjen me Valbonën, ish-banorja: Mos më detyro të

Jozi pretendon se me Valbonën ka vetëm shoqëri, por Ledjona mesa duket di më shumë. Jozi ishte i ftuar në ‘E diell’ ku është vendosur në siklet nga Ledjona, e cila i ka përmendur një video duke u shprehur e sigurtë që mes tij Valbonës ka pasur një lidhje.

Ledjona: Na thuaj tamam se çfarë marrëdhënie ke patur me Valbonën? Se nuk e ‘ha’ askush që jo je shoku i vëllait, jo…

Nevina: Ti Ledjona di diçka?

Xheneta: Patjetër.

Nevina: Ore Jozi na e thuaj tani, se tanët jemi.

Jozi: Për të disatën herë e them që Valbonën e kam shoqe.

Nevina: Vetëm shoqe?

Jozi: Marrëdhëniet tona janë...

Ledjona: Tregohu i sinqertë tani, e ndryshe do tregoj videon se çfarë the pak më parë.

Jozi: Unë të provokova me diçka. Thashë një tip sekreti, po ti nuk i mbake sekretet.

Ledjona: Jo, nuk është sekret se e ka dëgjuar edhe Xheneta edhe Dea.

Jozi: Po Xheneta shpif.

Nevina: Ose thuaj të vërtetën tani, ose…

Vajzat: O sot, o kurrë.

Jozi: Valbonën e kemi shoqe dhe do ta kemi shoqe gjithmonë.

Nevina: Ish-shoqe?

Jozi: Shoqe, dhe do ta kemi gjithmonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH