Një ditë më parë Tiri shprehu një pëlqim rreth një prej vajzave të “BBVA”, por nuk zgjodhi të thoshte emra. Ishte Aldo që e pyeti Tirin rreth një deklarate të mëparshme të tij, ku ai kishte thënë se i pëlqente një vajzë në shtëpi.
“Jo që më pëlqen një vajzë. Mund të kem pëlqim”- tha Tiri.
Theksojmë që Tiri është në lidhje me Krisën, e cila u doli përfundimisht nga “BBVA”, pak ditë më parë.
Dhe pas kësaj deklarate, erdhi edhe reagimi i Krisës, e cila u shpreh se nëse do futej sërish brenda do e sqaronin këtë situatë që është krijuar.
“Më keni dërguar shumë këtë video, nuk e kam ende një përgjigje për këtë realisht, mbase prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk di se çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë.
Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë, pra për atë që ka thënë sepse jemi në Big Brother është lojë provokimesh, lojë nervash. Ama di të them se nëse unë futem sërish në shtëpi, do sqarohen shumë situata, që janë të pazgjidhura, të lëna pezull, por edhe me Tirin”. Ju duket lojë, apo deklaratë e vërtetë ajo që Tiri tha?