Showbiz

Rozana ia thotë ‘troç’ Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin

Shkruar nga Liberale

Rozana ia thotë ‘troç’ Eglit: Motra erdhi për ty,

Rozana Radi ka debatuar mbrëmjen e kaluar me Eglin në lidhje me situatën e krijuar me Gjestin. Këngëtarja i tha Eglit se është një vajzë që nuk di të marrë vendime për veten dhe që nuk ka respekt për dinjitetin e saj.

“Ti ke frikë nga vendimet, ti ke frikë kur nuk të do njeri, ti ke frikë kur nuk të jep njeri të drejtë, ti ke frikë të vendosësh për veten tënde, ti ke frikë të jesh vetëm dhe, më e madhja, ti ke frikë të jetosh në këtë shtëpi dhe të marrësh frymë”, i është drejtuar ashpër Rozana Eglit.

Rozana i kujtoi Eglit mesazhin e motrës së saj, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar drejt: “Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin: “Gjesti është i mire”, ai të ka thënë të vërtetën: s’të dua.

Ky të ka shkelur dinjitetin, mos m’u afro sepse nuk më intimidon, sillu si grua, mos u sill si burrë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH