Globi

FOTO/ Të shtëna me armë zjarri në Selanik, plagoset rëndë një person! Si ndodhi ngjarja pranë stacionit të autobusit

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Të shtëna me armë zjarri në Selanik, plagoset

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Selanik të Greqisë mesditën e sotme pranë një stacioni autobusi, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Sipas raportimeve nga mediat greke, në mjetin ku u qëllua me armë ndodheshin dy burra me origjinë turke.

Protothema shkruan se një automjet tjetër iu afrua mjetit që ishte pranë stacionit të autobusëve dhe qëlloi disa herë në drejtim të pasagjerit, i cili është plagosur shumë rëndë dhe më pas autorët u larguan.

FOTO/ Të shtëna me armë zjarri në Selanik, plagoset

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, në mjetin ku ndodhej i plagosuri dallohen gjurmët e plumbave dhe xhamat e thyer.

Forca të shumta policie po krehin zonën për identifikimin e personave që hapën zjarr, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar. Në vendngjarje kanë dalë edhe ambulancat e shërbimit të urgjencës mjekësore, raportojnë mediat fqinje.

FOTO/ Të shtëna me armë zjarri në Selanik, plagoset

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH