Globi

Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë, dyshohet për sulm terrorist

Shkruar nga Liberale

Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë, dyshohet

Një shpërthim ka ndodhur në konsullatë ruse sot në Marsejë, në Francën jugore, raportojnë mediet e huaja. 

Ministria e Brendshme franceze tha në një deklaratë se një shishe plastike u hodh në murin e konsullatës në qytetin jugor të Marsejës dhe shpërtheu, raportoi Skynews.

Një pajisje e dytë u hodh, por nuk shpërtheu. Nga shpërthimi nuk pati viktima fatmirësisht dhe i gjithë personeli e konsulli rus nuk u lënduan.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Ministria e Jashtme ruse tha se incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist” dhe kërkoi një hetim të plotë nga autoritetet franceze.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: “Ne kërkojmë nga Franca masa shteruese dhe të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse.”

Theksojmë se incidenti në qytetin jugor francez ndodhi në 24 shkurt, ditën kur shënohet 3-vjetori i pushtimit rus në Ukrainë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH