Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë sot në banesën e tij në një lagje periferike të qytetit të Korçës.
Mësohet se shtetasi gjerman pas martesës me një grua korçare jetonte në qytetin juglindor të vendit.
Burime për mediet raportuan se ekspertët e policisë së Korçës janë në banesë dhe po bëjnë këqyrjen paraprake të trupit të viktimës për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij.
Aktualisht policia nuk ka bërë asgjë të ditur lidhur me ngjarjen e mësipërme.