Aktualitet

"Nuk do më kishin kapur kurrë nëse...", çfarë dëshmoi Safet Bajri në seancën e sotme në GJKKO

Shkruar nga Liberale

"Nuk do më kishin kapur kurrë nëse...",

Avokati i Safet Bajrit ka zbuluar detaje nga dëshmia në GJKKO e Safet Bajrit, i cili akuzohet për vrasjen Fatbardh Licit në bashkëpunim me kushëririn, Behar Bajri dhe shokun e tij, Astmer Bilali.

Sokol Tahiraj tha se gjatë seancës gjyqësore Safet Bajri, të cilit iu caktua masa "arrest me burg", ka deklaruar se është paraqitur vetë ditën kur u arrestua dhe se është i hapur për hetim.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se “nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin”.

Avokati tregoi se Safet Bajri e ka dhënë edhe më parë ADN-në e tij, duke shtuar se “nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet atë e di prokuroria”.

"Safeti e bëri të qartë që jam paraqitur vetë, jam i hapur me hetimin, sa herë më kanë ardhur për kontroll banese jam treguar i hapur me hetimin, nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin, jam i hapur me hetimin. Është paraqitur vetë."- tha avokati. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH