Aktualitet

Dosja e Erion Veliajt/ 4 orë para prokurorëve, Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam koment!

Shkruar nga Liberale

Dosja e Erion Veliajt/ 4 orë para prokurorëve, Klotilda Bushka del

Katër orë ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme deputetja socialiste, Klotilda Bushka. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve hyri në SPAK në orën 12:00 dhe doli në 16:00, por për mediat refuzoi të fliste duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve duke thënë: “Nuk kam asnjë koment”.

Jo më shumë sesa klientja e tij foli avokati Henrik Ligori, i cili tha: “Nuk na komunikuan. Jo ska akuzë. Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”.

Emri i Klotilda Bushkës doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Ervion Veliaj.

Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Pas arrestimit të kryebashkiakut, demokratët kërkuan largimin e Bushkës nga kryesimi i Komisionit të Ligjeve, por kryeministri Edi Rama e mori në mbrojtje gjatë një mbledhje të Grupit të PS.

Një ditë më pas, në një mbledhje të grupit parlamentar socialist, Bushka hodhi poshtë akuzat e SPAK dhe tregoi lidhjen e saj me Veliajn dhe bashkëshorten.

Është e vërtetë, unë jo vetëm e njoh Ajola Xoxën por kam bashkëpunuar me të edhe para se të bëhesha deputete dhe ky është një fakt i ditur. Erjon Veliaj është miku im i fëmijërisë. Jam krenare për punën që kemi bërë së bashku por edhe për transformimin e kryeqytetit. Kjo lidhje më ka bërë që të përjetoj bashkë me ta gjithë kalvarin e muajve të fundit, përfshirë linçimin publik dhe trysninë e vazhdueshme që u është dashur të përballojnë. Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës, duke e mbështetur si mike por edhe si ish-kolege në nivelin njerëzor. Me Erionin për shkak të angazhimeve kam pasur mundësinë të flasë më rrallë. Në çdo rast i kam transmetuar besimin e palëkundur tek e drejta, e vërteta, te drejtësia”, tha Bushka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH