Aktualitet

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Motra e 3-vjeçarit që humbi dje jetën do të niset drejt Turqisë, nëna vijon të jetë në gjendje të rënduar

Shkruar nga Liberale

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Motra e 3-vjeçarit që humbi

Një ngjarje tragjike ndodhi dje në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës.

Burime për mediet raportojnë e motra e vogëlushit të ndjerë 7-vjeçar ka parametra të pasigurtë mjekësorë dhe pritet të niset për trajtim të specializuar në Turqi.

“Familjarët e fëmijëve kanë mohuar që ata të kenë konsumuar pesticide, por mjekët kanë dalë në këtë përfundim pasi familja ka një fabrikë mielli ku shpesh herë përdorin edhe pesticide apo ilaçe kundër minjve, shprehet Aida.

Gjendja emocionale dhe shëndetësore e nënës, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, është rënduar ndjeshëm dhe ajo po merr kujdes të veçantë mjekësor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH