Aktualitet

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i uron shërim të shpejtë Papa Françeskut

Shkruar nga Liberale

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i uron shërim të

Ksha Othodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e saj si dhe ka bërë thirrje për lutje për shërim të shpejtë të Papa Françeskut i cili prej kohësh gjendet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Përmes një mesazhi drejtuar Shenjtërisë së Tij, Kisha Orthodokse ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë për Papa Françeskun, duke u lutur për vazhdimin e misionit të Tij për Kishën Katolike dhe besimtarët anembanë botës.

“Shkëlqesia Juaj,

Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.

“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).

Tiranë, 24 shkurt 2025 

Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,”-thuhet në mesazhin e dërguar nga Mitropoliti i Korçës Joani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH