Tre persona janë arrestuar në Tiranë.
Dy prej tyre, bashkëpunëtorë, dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë;
Ndërsa i arestuari tjtër, shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.