
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme ku një i ri 34 vjeç ka tentuar të vetëvritet.
Mësohet se ai ka konsumuar fostoksinë. 34-vjeçari ndodhet në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi P. S., 34 vjeç, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.