Aktualitet

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së Gazetarëve” në Shkup-Preshevë-Bujanoc e Pejë, mbresat nga takimi i ngrohtë në trevat shqipfolëse

Shkruar nga Liberale

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Ashtu si çdo vit Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi edicionin e 14-ë të Ditës së Miqësisë së  Gazetarëve. Këtë vit takimi u mbajt në trevat shqipfolëse: Shkup-Preshevë-Bujanoc-Pejë.

Një grup gazetarësh profesionistë nga Tirana, por edhe nga rrethet, të kryesuar nga kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, përfaqësues të medieve audio-vizive dhe online, më 21 shkurt nisën udhëtimin drejt Shkupit, aty ku u pritëm nga Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, si dhe ambasadori shqiptar atje, Denion Meidani, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Zv/ kryeministri maqedonas, Mexhiti iu referua temës: "Institucionet Shteterore përballen me sfidat e dizinformimit", duke bërë dhe një analizë të hollësishme rreth këtij fenomeni, të përhapur së fundmi.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Më pas të gjithë gazetarët e pranishëm që morën fjalën, qoftë ata vendas dhe ata shqiptarë tërhoqën vëmendjen në vërtetësinë e saktësinë e lajmit dhe jo shpejtësinë.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Dita e dytë e këtij aktiviteti, kishte destinacion Preshevën, aty ku pritja dhe emocioni ishin të papërshkrueshëm. Autobusi u ndal para Komunës së Preshevës, ku disa fëmijë po shijonin lojën me top.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

U futëm në godinë dhe pak pasi zumë vendet tona, pritëm me entuziazëm e duartrokitje kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, e cila na falenderoi tej mase, duke na takuar një për një, si dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, zoti Bardhyl Canaj.

Në fjalën e saj zonja Sinani u shpreh mjaft e lumtur nga prezenca jonë, ndërsa theksoi se gazetarët janë ata që kanë ngritur zërin për padrejtësitë apo pabarazitë që iu bëhen shqiptarëve nga politika serbe. Ajo ju bëri thirrje gazetarëve të Shqipërisë që të angazhohen maksimalisht për të mos lënë në heshtje, çështjet dhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët atje, pasi ende shqiptarët e Luginës nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e institucioneve shtetërore, si: drejtësia,ekonomia, siguria, policia, si edhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Serbisë.

Gjithashtu ajo çka tërhoqi vëmendje gjatë fjalës së saj ishte kërkesa që ajo bëri: që fëmijët shqiptarë, të cilët mësojnë në shkollë pa libra në gjuhën shqipe, shumë shpejt të mund të pajisen dhe të mësojnë me libra shqip.

E thënë ndryshe kryetarja e Komunës, Sinani kërkoi që kjo “porosi”, përmes gazetarëve të shkojë në instancat e duhura.

Ndërkohë Canaj vuri theksin tek forcimi i bashkëpunimit mes gazetarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, ku në raportimin e tyre të përditshëm, Presheva të zërë një vend të rëndësishëm.

Nga ana tjetër ai u shpreh se Shqipëria po kontribuon në zgjidhjen e problematikave të minoritetit shqiptar në Serbi.

Dhe sigurisht takimi në komunë u përmbyll me foto dhe përqafime të ngrohta mes palëve.  

Më duhet të theksoj që vizita në Luginën e Preshevës, ishte mbreslënëse por edhe “e keqardhur”, pasi për here parë u njoha nga afër me diskriminimet dhe shkeljet e të drejtave që iu bëhen shqiptarëve, fakt të cilin e ka treguar dhe dëshmuar më së miri historia.

Më pas vijuam me vizitën në Bujanoc ku na priti kryetari i komunës tjetër me shumicë shqiptare, zoti Arbër Pajaziti dhe zëvendësi i tij Levent Qazimi, i biri i dëshmorit Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) shoqëruar nga Ambasadori ynë.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Fatkeqësisht edhe në këtë komunë paraqitje e njëjta situatë. Kryetari i Komunës, Pajaziti na njohu shkurtimisht me jetën e komunitetit atje. Ajo që dhëmb më shumë, ishte mësimi në gjuhën shqipe, pasi tekstet shkollore në gjuhën shqipe, lejohen vetëm në klasën e parë.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Pas këtij takimi vizituam dhe Muzeun e luftës së Bujanocit. Sapo futemi Brenda, përballë  na paraqitet një mjet “Mitsubish” me xhama të bërë shoshë nga plumbat e milicisë serbe, në të cilën u vra heroikisht luftëtari Ridvan Qazimi i njohur si “Komandant Lleshi”, si dhe mure të mbushura me fotografi dëshmorësh, që ranë heroikisht për lirinë e vendit mëmë.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Destinacioni final në Ditën e Miqësisë së gazetarëve ishte Peja. Qyteti me histori të jashtëzakonshme, me trashëgimi të pasur kulturore dhe bukuri të rralla natyrore.

Por një vizitë intersante nga gazetarët e UGSH, ishte dhe ajo në Manastirin e qytetit ku u njohën me mjedisin dhe historikun e tij.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Peja gjithashtu na ofroi edhe figura historike dhe personalitete të shquar përmes monumenteve të vendosura në mjedise të bukura dhe të dukshme, si për qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin në çdo stinë të vitit.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Dhe pasi shijuam një drekë pune me gatime të shijshme tradicionale në Pejë, vijuam rrugën e kthimit drejt Shqipërisë duke u përshëndetur me njëri tjetrin, si dhe duke falenderuar stafin organizator të këtij edicioni:  Kryetarin e UGSH, Aleksandër Çipa, Shoqatën Kulturore Kombëtare Ress Egnatia me President, Xhimi Vila, Kryetarin e Unionit të Gazetarëve Qarku Elbasan, Besim Dybeli, të Qarkut Fier Vladimir Muçaj, gazetarin nga Kosova Ilir Krasniqi, gazetarin nga Presheva Nexhat Behluli, të cilët nuk reshtën së lodhuri në realizimin e këtyre takimeve mbreslënëse në trevat shqipfolëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH